Stafi shëndetësor i ka kthyer shpinën kryeministres belge këtë fundjavë, gjatë një vizite që bëri në një spital të Brukselit.
Kur Sophie Wilmes po i afrohej spitalit me autokolonën qeveritare, stafi u rreshtua te hyrja kryesore dhe i kthyen shpinën teksa ajo kalonte.
Qeveria ka marrë kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë e COVID-19, teksa Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër për çdo 1 milionë banorë, raporton Euronews Albania.
Në vendin me vetëm 11.5 milionë banorë ka pasur më shumë se 9000 të vdekur.
Infermieret po ashtu kanë pasur më shumë mosmarrëveshje me qeverinë, pasi kanë kërkuar më shumë të drejta brenda industrisë së shëndetësisë.